Songtexte.com Drucklogo

Harrova Songtext
von Tuna

Harrova Songtext

Harrova
Vetëm nganjëherë më duket se
Harrova
Vetëm gjërat që i mori
I harroi koha
Nganjëherë në ëndërr t′shoh
Vetëm nganjëherë në ëndërr
T'përqafoj

Çka i lejuam vetes ne të dy
Orët si vite më kalojnë
E unë ty t′urrej nuk di
Këtë ende s'e kam mësuar dot

E shpirti im si dreq i fortë
Të gjitha vajet po i fsheh
Çdo dhembje brenda, brenda mbetë
E nuk po kalon


Unë sa të desha një Zot e di
Ai do t'ta kthejë, nëse ka drejtësi
Kurrë mos t′kesh lumturi
Unë do ta lus, ai do t′më ndijë

Më mirë e verbër t'eci nëpër botë
Sesa me tjetrën t′lumtur t'shoh
Dhe kurrë më zërin mos ta lëshoj
Sesa përjetë të të mallkoj

Paramendoj se ende dorë e huaj
Flokët e lëshuar ende s′ti ka prekë
Paramendoj se ende je i imi
E para botës, para vetes po gënjej:
Harrova, harrova, ha-
Harrova, harrova, ha-

Paramendoj se ende dorë e huaj
Flokët e lëshuar ende s'ti ka prekë
Paramendoj se ende je e imja
E para botës, para vetes po gënjej:
Harrova, harrova, ha-
Harrova, harrova, ha-

Harrova, harrova
Harrova, harrova


I harroi koha
Nganjëherë në ëndërr t′shoh
Vetëm nganjëherë në ëndërr
T'përqafoj

Songtext kommentieren

Log dich ein um einen Eintrag zu schreiben.
Schreibe den ersten Kommentar!

Fans

»Harrova« gefällt bisher niemandem.